Sot mot me diell dhe vranësira me reshje lokale shiu

Sot mot me diell dhe vranësira me reshje lokale shiu

Aktuale May 01, 2024 - 07:30

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku lokalisht pritet të ketë reshje shiu, kryesisht në sasi të pakta. Në orët e mbrëmjes priten zhvillime lokale të vranësirave, të cilat pritet të gjenerojnë rrebeshe shiu, të shoqëruara me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.

Po ashtu, do të ketë edhe koncentrime të pluhurit Saharian, me ç’rast në zonat me të reshura do të jenë të përziera me baltë.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i jugut, me shpejtësi prej 10-35 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 8 deri në 10°C, ndërsa ato maksimale prej 22 deri në 24°C. /MeteoKosova/