Vulini ofendon Malin e Zi: E ardhmja e ish-serbëve është Shqipëria e Madhe

Vulini ofendon Malin e Zi: E ardhmja e ish-serbëve është Shqipëria e Madhe

Aktuale May 01, 2024 - 09:47

Ish-kryespiuni serb, Aleksandar Vulin, ka reaguar ashpër dhe me ofendime pasi kryeministri malazez, Milojko Spajiq, konfirmoi mbështetjen për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë në Kombet e Bashkuara.

Sipas asaj që raportojnë mediat serbe, zëvendëskryeministri i ardhshëm ka kërcënuar qeverinë në Podgoricë, por jo në mënyrë të drejtpërdrejtë.

“Nëse Spajiqi vërtet e mbështet rezolutën për Srebrenicën, ai duhet të mbështesë edhe deklaratën e Lidhjes së Prizrenit, për të cilin serbët janë komb gjenocidal, për të idetë e Lidhjes së Prizrenit janë Karta Evropiane”.

“E ardhmja e ish-serbëve është Shqipëria e Madhe. Ose ta thuash në gjuhën e rrjedhshme malazeze: ‘Burrat e mëdhenj u bënë frikacakë dhe tradhtarë’”, tha Vulini.

Sipas Vulinit, lufta diplomatike aktuale është për të përcaktuar nëse serbët janë komb gjenocidal ose jo.