Cameroni flet për vizitën e tij në Kosovë para KS të OKB-së
Foto: Laura Hasani

Cameroni flet për vizitën e tij në Kosovë para KS të OKB-së

Aktuale May 01, 2024 - 11:05

Gjatë ditës së djeshme është mbajtur një seancë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Aty për disa orë u diskutua për situatën në BeH, të caktuar nga Federata Ruse.

Por gjatë kësaj seance vend zuri edhe situata në Kosovë.

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, ka rrëfyer për vizitën e tij që pati në Kosovë dhe idetë që pati pas kësaj vizite.

“Kam qenë në Kosovë dhe kam kaluar kohë me KFOR-in, e pas kthimit nga atje kam kontaktuar me sekretarin e përgjithshëm te NATO-s dhe i kam shprehur mendimin tim qe duhet ta forcojmë KFOR-in dhe ta mbështesim duke i hequr restrikcionet për disa trupa të disa shteteve që ndodhen atje”, ka thënë Cameroni.