Selmanaj: Kurti përfshihet në secilin skandal, korrupsioni e Qeveria këmbëkryq bashkë
Foto: Laura Hasani

Selmanaj: Kurti përfshihet në secilin skandal, korrupsioni e Qeveria këmbëkryq bashkë

Aktuale May 02, 2024 - 14:19

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka marrë fjalën në Kuvendin e Kosovës, në seancën ku po diskutohet për raportin e DASH-it, raport i cili ka adresuar vërejtje serioze për Qeverinë e Kosovës sa i përket korrupsionit, sundimit të ligjit e çështje të tjera.

Selmanaj ka thënë se qeveria “Kurti” dhe korrupsioni janë ulur këmbëkryq bashkë.

“Kjo Qeveri dhe korrupsioni janë këmbëkryq bashkë”, ka thënë ai.

Tutje deputeti i LDK-së ka thënë se si parti e kanë pritur një raport të tillë të DASH-it, sepse aferat e qeverisë “Kurti” kanë qenë megaskandale.

“Për ne si LDK ka qenë e pritur, sepse aferat e kësaj qeverie janë të nivelit shumë të lartë. Secili rast megaskandal në vete”, shtoi tutje.

Selmanaj ka thënë se në secilin skandal është i përfshirë edhe kryeministri Albin Kurti.

“Çka e bën më shqetësues është se për të gjitha këto çështje kryeministri Kurti involvohet. Dy raste ku kanë sinjalizues të qartë, në rastin e rezervave shtetërore dhe rastin e ambalazhuesve të ujit, dy njerëz që kanë tregu integritet moral dhe patriotik për të mbrojt këtë vend i keni suspendu nga puna”, potencoi ai.