“As mahalla s’e njeh për naj kontribut”, “Duhet me ia caktu një termin”, përplasje e ashpër mes Kastratit të PDK-së dhe Halitit të LVV-së

“As mahalla s’e njeh për naj kontribut”, “Duhet me ia caktu një termin”, përplasje e ashpër mes Kastratit të PDK-së dhe Halitit të LVV-së

Aktuale May 02, 2024 - 20:39

Deputeti i LVV-së, Enver Haliti, ka reaguar ndaj veprimit të deputetit të PDK-së, Ardian Kastrati, pasi ky i fundit e vendosi një dele lodër në foltoren e Kuvendit.

Ai tha se nuk ka besuar që ka deputetë “të këtij niveli, që i lëshojnë dhentë në Kuvend”.

“Kemi deputet që i lëshon dhentë në Kuvendin e Kosovës. Ky kuvend po durojke gjithçka. Derisa nuk kam qenë pjesë e tij nuk kisha besu që ka aso niveli të deputetëve. Nuk kam besu që edukon gjenerata dhe që i lëshon dhentë në Kuvend. Ai e ka vendin tjetër kund jo në Kuvendin e Kosovës”, tha Haliti.

Atij i replikoi Kastrati, i cili i tha se “zakonisht nuk bën replikë me njerëz që vijnë nga bota e anonimatit që as mahalla nuk i njeh për ndonjë kontribut të shquar”.

“A e din kush është ky deputeti loçka jem? Ky ka magjistraturë në universitetin e Gracit, ku ty ymri 1 mijë vjet mi pas nuk mundesh me shkel, ka magjistraturë në universitetin e Salzburgut ku ti mi pas 2 mijë vjet ymër s’mundesh me shkel, ka doktoraturë në universitetin e Zarës, osht bursist i Sorosit, i State Departmentit, që ti mi pas 5 mijë vjet ymër me pas s’mundesh kurrë. Cifti yt me qato 20 fjalë që i kishe në fjalor, kur po i transmeton në publik po i shkakton 100 gabime gramatikore e leksikore prej gjynahit. Delja është ligjëratë edukuese për bandita o shok, sepse edhe delet i hëngrën njerëzit, siç thoshte Thomas Mann në revolucionin industrial në Angli. Edhe më nuk përgjigjem në nivele si ti, por kësaj radhe me mbyt pak monotoninë se masdite, e nuk po rrihet”, tha Kastrati.

Më pas, fjalën e mori deputeti Haliti, i cila tha se rezervohet t’i përgjigjet “këtij të fundit” dhe shtoi se nuk dëshiron t’ia përmend emrin.

“D.m.th. tregon vetë sjellja kështu që s’është fort kështu po neise qytetarët le ta vlerësojnë. Ka probleme shumë ky djali po nuk e di duhet me ia caktu ndoshta një termin diku”, tha Haliti.

Më pas nënkryetarja e Kuvendit tha se gjatë gjithë ditës ua ka tërhequr vëmendjen për gjuhën e përdorur dhe kërkoi kujdes nga të dy për fjalorin që përdorin.