Osmani: Gëzuar Pashkët besimtarëve ortodoksë në Kosovë dhe në mbarë botën
Foto: Laura Hasani

Osmani: Gëzuar Pashkët besimtarëve ortodoksë në Kosovë dhe në mbarë botën

Aktuale May 05, 2024 - 10:31

Presidentja e vendit Vjosa Omani u ka uruar Pashkët të gjithë besimtarëve ortodoksë.

Ajo përmes një postimi në platformën "X", ish-Twitter, ka theksuar se kjo ditë sjellë paqe në familjet e të gjithëve.

“Gëzuar Pashkët besimtarëve ortodoksë në Kosovë dhe në mbarë botën!”

“Kjo ditë e ringjalljes dhe e ripërtëritjes të sjellë paqe dhe gëzim në të gjitha familjet tuaja!”, ka shkruar Osmani.