Begaj përkujton Dëshmorët e Atdheut: Kurajo, patriotizmi dhe shpirti i tyre i sakrificës do kenë përjetësisht nderimin tonë
Aktuale
May 05, 2024 - 12:25
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, nderoi sot kujtimin dhe veprën e dëshmorëve të atdheut.
Në emër të kreut të shtetit u vendos edhe një kurorë me lule pranë Monumentit “ Nëna Shqipëri”.
Mesazhi i plotë:
“Ata sigurisht që e deshën jetën e tyre, por më shumë deshën atdheun, ndaj dhe u martirizuan për atë që ne gëzojmë sot, lirinë. Kurajo, patriotizmi, shpirti i tyre i sakrificës deri në dhënien e jetës, kanë e do të kenë përjetësisht nderimin tonë.
Lavdi dëshmorëve të Atdheut!” /abcnews