Dita e Dëshmorëve të Atdheut, Begaj: U martirizuan për lirinë që ne e gëzojmë

Dita e Dëshmorëve të Atdheut, Begaj: U martirizuan për lirinë që ne e gëzojmë

Aktuale May 05, 2024 - 16:12

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në Ditën e Dëshmorëve të Atdheut, tha se ata u martirizuan që sot të gëzohet liria.

Tutje i pari i shtetit shton se sakrifica e deri të dhënia e jetës do të ketë gjithmonë nderimin nga vendi.

“Ata sigurisht që e deshën jetën e tyre, por më tepër deshën atdheun, ndaj edhe u martirizuan për atë që ne gëzojmë sot, lirinë”, shkroi Begaj në profilin zyrtar në rrjetin social Facebook.

“Kurajo, patriotizmi, shpirti i tyre i sakrificës deri në dhënien e jetës, kanë e do të kenë përjetësisht nderimin tonë. Lavdi Dëshmorëve të Atdheut!”.