Edhe sot mot pranveror, temperaturat deri në 25 gradë
Foto: Laura Hasani

Edhe sot mot pranveror, temperaturat deri në 25 gradë

Aktuale May 07, 2024 - 08:01

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit e lehtë deri mesatare.

Kushtet agrometeorologjike dhe biometeorologjike vazhdojnë të jenë relativisht të mira dhe stabile.

Sasitë totale të reshjeve gjatë javës që po e lëmë ishin 6-45 litër për metër katror.