Kosova bëhet me autoambulancë për foshnjat e porsalindura
Foto: Facebook

Kosova bëhet me autoambulancë për foshnjat e porsalindura

Aktuale May 07, 2024 - 16:59

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se dikasteri që ai udhëheq ka siguruar autoambulancë për foshnjat e porsalindura e cila përdoret për të siguruar qasje në kujdesin intenziv për foshnjat që kanë nevojë.

“Përmes këtij investimi, i përcjellur me të gjitha pajisjet e gjeneratës së fundit, do të mundësojmë transport të sigurt me kushte e standarde cilësore”, ka shkruar Vitia.

“U sigurua për foshnjat e porsalindura autoambulanca neonatale, e cila përdoret për të siguruar qasje në kujdesin intenziv për foshnjat që kanë nevojë. Transporti i foshnjave në nevojë dhe premature në qendrën e specializuar do kontribuoj në sigurinë e pacientëve të vegjël e do të shpëtoj shumë jetë. Përmes këtij investimi, i përcjellur me të gjitha pajisjet e gjeneratës së fundit, do të mundësojmë transport të sigurt me kushte e standarde cilësore. Së shpejti edhe shërbime të reja në këtë klinikë.Secila nevojë e klinikave po përmbushet, kurse shërbimet cilësore po shtohen. Vijojmë për secilën klinikë”, ka shkruar Vitia në Facebook.