Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, shqiptarët presin punë dhe përmirësim

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, shqiptarët presin punë dhe përmirësim

Aktuale May 08, 2024 - 10:40

Disa qytetarë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut i kanë ndarë pritshmëritë e tyre në lidhje me zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale që po mbahen sot në këtë shtet.

“Vetëm me punu për popullin, kurrgjë tjetër”, tha një banor i fshatit Forinë për Klan Kosovën i pyetur se çfarë kërkesa ka nga të zgjedhurit eventualë.

“Ma lehtë ka qenë gjithmonë për mu se e kom ditë çka me votu”, shtoi ai.

Ndërkaq një qytetar tjetër tha se shpresat nuk humbin asnjëherë dhe se pret të fitojë më i miri.

Qytetari i tretë i intervistuar nga Klani ka thënë që pret të ketë përmirësime në çështjet e infrastrukturës dhe të ndalet ikja e të rinjve nga vendi.