Osmani kujton Ilir Konushevcin: Drejtësia për të është domosdoshmëri

Osmani kujton Ilir Konushevcin: Drejtësia për të është domosdoshmëri

Aktuale May 09, 2024 - 10:21

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar heroin Ilir Konushevci, në 26-vjetorin e rënies.

Osmani thotë se Konushevci me veprimtarinë unike për kauzën e luftës çlirimtare është ndër figurat më të rëndësishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si njëri ndër themeluesit dhe udhëheqësit e sektorit të logjistikës.

Sipas saj, falë tij dhe bashkëluftëtarëve ne jemi të lirë, ndaj drejtësia për të është domosdoshmëri dhe respekt për sakrificën sublime, raporton Zeri.info.

Postimi i plotë:

Ilir Konushevci me veprimtarinë unike për kauzën e luftës çlirimtare është ndër figurat më të rëndësishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si njëri ndër themeluesit dhe udhëheqësit e sektorit të logjistikës.

Vrasja e tij së bashku me mjekun Hazir Mala në pritë të organizuar ishin humbje e rëndë për UÇK-në, pikërisht në kohën e organizimit dhe shtrirjes së madhe të saj.

Besnikëria, ndershmëria, guximi dhe vendosmëria ishin virtytet e Ilirit, i cili ra për lirinë e popullit të tij.

Falë atij dhe bashkëluftëtarëve ne jemi të lirë, ndaj drejtësia për të është domosdoshmëri dhe respekt për sakrificën sublime.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për heroin Ilir Konushevci dhe mjekun Hazir Mala!