Hoxhaj: Kosova pa asnjë njohje qe katër vjet, i ka humbur momentumi ndërkombëtar
Foto: Laura Hasani

Hoxhaj: Kosova pa asnjë njohje qe katër vjet, i ka humbur momentumi ndërkombëtar

Aktuale May 09, 2024 - 10:46

Ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka thënë se Palestina, edhe pse në Gazë në gjendje lufte, ka arritur të rikthejë momentumin ndërkombëtar, nga e cila po merr njohje të njëpasnjëshme.

Nënkryetar i Kuvendit, Enver Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka thënë se javën e kaluar Xhamajka, Barbadosi, Trinidadi dhe Tobago njohën pavarësinë e Palestinës dhe këtë muaj Spanja, Irlanda dhe Sllovenia gjithashtu do ta njohin atë, shkroi ai.

E kjo, sipas Hoxhajt, tregon që Palestina, përkundër luftës në Gazë, e ka rikthyer momentumin e saj.

"Kosova pa asnjë njohje në katër vjetët e fundit, përfundimisht e ka humbur momentumin ndërkombëtar të saj. Ky është çmimi që është duke paguar Kosova pa kurrfarë politike të jashtme”, shkroi Hoxhaj.

"Javën e kaluar Xhamajka, Barbadosi, Trinidadi dhe Tobago njohën pavarësinë e Palestinës. Këtë muaj Spanja, Irlanda dhe Sllovenia gjithashtu do ta njohin atë. Kjo tregon që ajo, përkundër luftës në Gazë, e ka rikthyer momentumin e saj. Kosova pa asnjë njohje në katër vjetët e fundiy, përfundimisht e ka humbur momentumin ndërkombëtar të saj. Ky është çmimi që është duke paguar Kosova pa kurrfarë politike të jashtme", është ky shkrimi i plotë i tij.