Rohde: Gjermania vazhdon ta mbështetë Kosovën në rrugën drejt BE-së

Rohde: Gjermania vazhdon ta mbështetë Kosovën në rrugën drejt BE-së

Aktuale May 09, 2024 - 14:40

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se Gjermania vazhdon ta mbështetë Kosovën në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Rohde, përmes një videoje të postuar në platformën "X" në Ditën e Evropës, tha se pa vendet e Ballkanit Perëndimor projekti evropian nuk është i plotë.

“Gjermania vazhdon ta mbështetë Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së. Pa vendet e Ballkanit Perëndimor projekti evropian nuk është i plotë”, shkroi Rohde.

Ai tutje thotë se BE-ja është projekti më i suksesshëm i paqes në historinë globale.

“Është një projekt i papërfunduar dhe shpresoj që shumë shpejt të ketë anëtarë të rinj dhe në mesin e këtyre shpresoj të jetë Kosova një ditë. Gjermania është duke bërë gjithçka të mbështetë këtë proces”, tha Rohde.