Abdixhiku thotë se LDK-ja ndan vlera dhe bindje të njëjta politike me CSU-në gjermane
Foto: Facebook

Abdixhiku thotë se LDK-ja ndan vlera dhe bindje të njëjta politike me CSU-në gjermane

Aktuale May 09, 2024 - 19:42

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot delegacionin 30 anëtarësh të CSU-së gjermane (Unioni Kristian Social i Gjermanisë) nga landi i Bavarisë, të udhëhequr nga ish-kryeministri bavarez, Günther Beckstein.

Abdixhiku ka njoftuar se me delegacionin gjerman të CSU kanë folur për rrugëtimin e LDK-së në veçanti e për përpjekjen e Kosovës në përgjithësi si dhe bashkëpunimin e ngushtë mes CSU-së dhe LDK-së.

“Si dy parti të anëtarësuara në formacionin më të madh politik në Evropë, në Partitë Popullore Evropiane, ndajmë të njëjtat vlera dhe bindje politike. Bashkëpunimi ynë është më shumë se një deklaratë e përbashkët sot; është një zotim për të krijuar rrugë me më shumë projekte konkrete që ngrisin nivelin tonë partiak në standarde evropiane”, ka shkruar Abdixhiku në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.

Më tej ai ka thënë se LDK i ruan dhe i kultivon me kujdes raportet me forcat kryesore evropiane; dhe pritja e takimi i sotëm kishin këtë qëllim.