Bislimi uron VMRO-DPMNE-në, shpreh gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për bashkëpunim
Foto: Laura Hasani

Bislimi uron VMRO-DPMNE-në, shpreh gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për bashkëpunim

Aktuale May 09, 2024 - 19:52

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, e ka uruar VMRO-DPMNE-në për fitoren në zgjedhjet e djeshme parlamentare të mbajtura në Maqedoninë e Veriut.

Duke thënë se tani është detyrë e VMRO-DPMNE-së që ta formojë qeverinë e re me koalicion, Bislimi ka shprehur gatishmërinë e qeverisë për bashkëpunim.

“Kosova është e gatshme të punojë së bashku drejt formimit të marrëdhënieve ndërshtetërore dhe bashkëpunimit rajonal në frymën e mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë”, tha Bislimi.

Nga partitë shqiptare, “Fronti Europian” ka dalë përpara në zgjedhjet parlamentare me mbi 130 mijë vota, ndërsa koalicioni VLEN ka rreth 30 mijë vota më pak.