Maliqi për letrën e Gërvallës në KiE: Kjo manovër do të trajtohet nga aleatët si tallje me ta
Analisti Agon Maliqi ka thënë se Kosova i kishte më shumë se dy vjet kohë ta dërgonte draftstatutin e Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese.
Veprimin e ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, e cila sot i ka dërguar letër Këshillit të Evropës, se Kosova do të dorëzojë deri në fund të këtij muaji draftstatutin në Kushtetuese e ka cilësuar si tallje me aleatët, transmeton Zeri.info.
“Kushdo që ka studiuar marrëdhënie ndërkombëtare ka bërë ‘simulime’, ku studentët luajnë role shtetesh & shpesh krijohen skenarë jorealistë. Po qeveriset si simulim studentësh. I patëm 2+ vjet për ta dërguar draftin tonë. Kjo manovër do të trajtohet nga aleatët si tallje me ta”, shkroi Maliqi në një postim në Twitter. /Zëri
Kushdo që ka studiuar marrëdhënie ndërkombëtare ka bërë “simulime”, ku studentët luajnë role shtetesh & shpesh krijohen skenare jorealiste. ë po qeveriset si simulim studentësh. I patëm 2+ vjet për ta dërguar draftin tonë. Kjo manovër do të trajtohet nga aleatët si tallje me ta. https://t.co/jXDN9PeJom
— Agon Maliqi (@AgonMaliqi) May 16, 2024