Kosova dhe SHBA-ja sot nënshkruajnë marrëveshje kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja
Foto: Laura Hasani

Kosova dhe SHBA-ja sot nënshkruajnë marrëveshje kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja

Aktuale May 19, 2024 - 07:55

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do ta pres sot në takim nënsekretaren e SHBA-së për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen, duke filluar nga ora 09:00.

Siç njofton Presidenca mediat do të marrin pamje në fillim të takimit, ndërkaq më pas edhe në nënshkrimin e marrëveshjes së mirëkuptimit ndërmjet Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës, kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, presidentja Osmani dhe nënsekretarja Allen do të deklarohen për media.