Pozitat e larta shtetërore me ushtrues detyre, të dëmshëm e mungesë transparence
Foto: Laura Hasani

Pozitat e larta shtetërore me ushtrues detyre, të dëmshëm e mungesë transparence

Aktuale May 19, 2024 - 09:23

Shumica e pozitave të larta në Qeveri dhe agjenci tjera të pavarura ekzekutive dhe rregullatorë vazhdojnë të funksionojnë me ushtrues detyre, kjo sipas Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) dhe Lëvizjes FOL tregon për një qeverisje të dobët dhe se nuk i kontribuon aspak në rritjen e cilësisë edhe rritjen e transparencës se institucionit.

Hulumtuesi i lartë në IKD, Naim Jakaj, ka thënë se gjatë viteve të kaluara të kësaj qeverisje mbi 80 për qind e pozitave kanë qenë me UD, por që sipas tij, e njëjta situatë është duke vazhduar edhe këtë vit.

Jakaj ka thënë se qeveria vepron me UD nëpër pozita të larta për shkak të ndikimit që kanë mbi ata zyrtarë, sipas tij, zyrtarët që janë UD i ndonjë pozite mund të largohet shumë lehët nëse nuk zbaton vendimet e ndonjë ministri të caktuar.

Ai më këtë rast ka përmendur rastin e Ministrisë se Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ku mbi shtatë herë ka ndërruar sekretarin e përgjithshëm.

“Instituti i Kosovës për drejtësi nuk i ka dy vite kur e ka publikuar një raport edhe një emision në lidhje me pozitat e larta drejtuese që ushtrohen me zëvendësues apo siç quhen me popullore me ushtrës detyre. Mbi 80 për qind e pozitave në atë kohë kanë qenë me ushtrues detyre (UD). Përderisa kjo praktik nuk ka ndërruar dhe nuk ka ndryshuar përveç ndonjë ministri apo ndonjë agjenci ekzekutive. Por qeverisje ende vazhdon të ushtrohet me ushtrues detyre, këtë fenomen ne e kemi quajtur qeverisje jo të mirë, ose qeverisje të dobët. Për shkak se ligji për shërbimin civil në atë kohë kur ka qenë në fuqi dhe ligji për zyrtarët publik që tash është në fuqi rregullon qartë dhe saktë proceduat për përzgjedhjen e tyre. Në ndërkohë qeveria, zyra e kryeministrit, ministritë përkatëse, agjencitë ekzekutive, agjencionet e pavarura nuk i zhvillojnë këto procedura për shkak se ne dyshojmë se ushtrimi i pozitave me UD ata UD i bënë me lojal ndaj pushtetit politik, rreth ndikimit që pushteti politik mund ti ketë me lehtë te këta persona. Sepse pozita e UD normalisht që është e njëjtën me të sekretarit është e baras vlefshme, por ai në secilin moment mund të largohet në rast se nuk e zbaton vendimin e një ministri të caktuar. Të përmendim rastin e ministres së Industrisë dhe Tregtisë, ku kjo ministri ka ndërruar për mbi shtatë herë sekretarët e përgjithshëm”, ka thënë ai.

Jakaj ka thënë se “kupola e qeverisë”, zyra e Sekretarit të përgjithshëm në zyrën e kryeministrit, udhëhiqet me UD.

Ai është shprehur se këto pozita nuk mund të funksionojnë më shumë se gjashtë muaj me UD, përveç në rastet kur nuk plotësohen këto pozita, por sipas tij, pozitat që aktualisht janë duke u ushtruar me UD në rastin kur kalohet afati prej një viti ata bëjnë shkelje ligjore.

“Të përmendim që kupola e qeverisëse, zyra e kryeministrit ushtrohet ende me UD, zyra e Sekretarit të përgjithshëm. Pra kjo do të duhej të ishte e para që do të duhej të adresohej, në anën tjetër zyra e kryeministrit pra me UD. Ministria e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, Ministria e Ekonomisë, janë pozita kyçe në Kosovë. Sipas ligjit tashmë për zyrtarët publik sipas ligjit që është në fuqi, pozitat e larta drejtuese, sekretarët e përgjithshëm dhe pozitat e tjera, drejtorët e përgjithshëm nuk mund të ushtrohej më shumë se gjashtë muaj, përveç në rastet kur nuk plotësohen këto pozita, për shkak që nuk ka interesim ose nuk plotësohen kriteret për ato pozita. Kjo pozitë mund të ushtrohet edhe për gjashtë muaj të tjerë, por jo më shumë se një vite. Pozitat që aktualisht janë duke u ushtruar në rastin kur kalohet afati prej një viti ata bëjnë shkelje ligjore”, ka thënë ai për Ekonomia Online.

Viona Bunjaku, hulumtuese në Lëvizjen FOL, ushtrimi i pozitave të larta shtetërore me UD nuk i kontribuon aspak rritjes e cilësisë e rritjes së transparencës se institucioneve.

Sipas saj, kjo ndikon edhe në dobësimi e administratës së institucioneve shtetërore.

“Ushtrimi i funksioneve publike përmes UD është një situatë e cila është duke u përsëritur me vitet të tëra. Normalisht se kemi parë edhe në vitet e kaluara se sa shumë pozita kanë qenë, mirëpo edhe këtë vit vazhdojnë që të kemi pozita shumë të rëndësishme me vetëm me UD. Kjo nuk kontribuon aspak në rritjen e cilësisë edhe rritjen e transparencës. Kjo gjithashtu ndikon në dobësimin e administratës së atij institucioni, qoftë ministria, qoftë ndonjë bord”, ka thënë ajo.

Bunjaku ka thënë se mungesa e një rregullimi të mirëfillte në aspektin ligjor është një nder problematikat kryesore që lejon funksionimin e pozitave me UD.

Ajo me këtë rast ka përmendur edhe pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit që funksionon me UD tash e tri vite.

“Mungesa e një rregullimi të mirëfillte në aspektin ligjor është një ndër problematikat kryesore të kësaj çështje. Në qoftë se do të kishte një zbatim dhe një mekanizmi ligjor dhe të mbikëqyrej ai në fakt ky fenomen nuk do të vazhdonte të përsëritej. Në qoftë se rruga ligjore do të shtrohej dhe di të behej praktika dhe do të menaxhohej në një farë forme. normalisht se kjo situatë ju konvenon të gjitha qeverive për shkak se ata nuk duan që të fusin persona të tjerë dhe nuk dëshirojnë që të ju japin hapësirë personave të ri që të futen në këto pozita dhe normalisht se kjo i kontribuon pikërisht qeverive. Kjo nuk i kontribuon aspak normalisht administratës dhe qytetareve. Kjo është një problematik që po vazhdon ku kemi që tre vite një UD të Kryeprokurorit të Shtetit e cila është një nderë pozitat më të prekshme dhe një nderë pozita më të rëndësishme të cilat do të duhej ti zgjidhje sa më shpejt”, ka thënë ajo.