AAK-ja publikon emrat e kandidatëve për kryetarë komunash

AAK-ja publikon emrat e kandidatëve për kryetarë komunash

Aktuale July 14, 2025 - 17:57

 

 

 

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se sot në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të AAK-së, siç tha ai, me votë unanime janë miratuar pesë kandidaturat e fundit për kryetarë komunash.

Ai u shpreh se me këtë rast është përmbyllut me sukses cikli i nominimeve të AAK-së për zgjedhjet lokale të tetorit 2025.

Kandidaturat e reja të miratuara janë:

        Enver Hoti – Malishevë

        Hafize Sallahu – Kaçanik

        Mensut Ademi – Vushtrri

        Ali Krasniqi – Obiliq

        Beqir Kiqina – Drenas

Këtyre u shtohen edhe 19 kandidatura të zyrtarizuara më herët nga Aleanca:

        Ardian Gjini – Gjakovë

        Ali Berisha – Pejë

        Bali Muharremaj – Suharekë

        Smajl Latifi – Rahovec

        Zenun Elezaj – Klinë

        Bashkim Ramosaj – Deçan

        Bekë Berisha – Prishtinë

        Ajet Avdyli – Novobërdë

        Nazim Gagica – Gjilan

        Besnik Krasniqi – Prizren

        Xhemile Murati – Ferizaj

        Qazim Nimani – Mitrovicë

        Faton Jakupi – Kamenicë

        Ukë Blakaj – Istog

        Agron Kuçi – Junik

        Vildane Latifi – Fushë Kosovë

        Baki Feta – Podujevë

        Labinot Bislimi – Viti

        Ilir Tasholli – Lipjan

Në njoftimin e bërë nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, theksohet se kandidatët e Aleancës përfaqësojnë vlera të dëshmuara, që kanë pas vetes jo vetëm përvojë, por edhe rezultate konkrete në shërbim të qytetarëve.

“AAK hyn në këto zgjedhje e bashkuar, me energji të re dhe me besim të plotë në përkrahjen qytetare. Vota për Aleancën është votë për zhvillim, për punë konkrete dhe për një mënyrë të drejtë e të përgjegjshme të qeverisjes,” ka shkruar tutje Haradinaj