
“Gjakderdhja e pashmangshme” , Berisha sqaron deklaratën e tij që ngjalli reagime
Aktuale
July 17, 2025 - 22:35
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha sqaroi deklaratën e tij se: “Nëse Zoti nuk dërgon një pejgamber, atëherë gjakderdhja është e pashmangshme.”
“Të gjitha janë të mundshme, nëse nuk ke institucione për një kohë kaq të gjatë, atëherë populli i lëshohet vetvetes. Kur flasim për gjakderdhjen, kjo mundet me ndodh edhe me planin gjeostrategjik që po ndodh nëpër botë, por mundet me ndodh edhe me kojshinë, që e kemi pas rastin. Mua gjakderdhje më duket edhe çoroditja e njerëzve, edhe rastet që po na ndodhin në komunikacion.”, u shpreh Berisha./rtv21