Smajljaj: PDK-ja rrezikon ndarje në bastionin e saj kryesore në Drenas

Smajljaj: PDK-ja rrezikon ndarje në bastionin e saj kryesore në Drenas

Aktuale July 31, 2025 - 22:31

Politologu Avdi Smajljaj duke folur për zhvillimet  në Drenas, ku PDK nuk e rikandidojë edhe për një mandat për kryetar komune, ka thënë se situata rrezikon të krijojë përçarje brenda PDK-së në një prej bastioneve kryesore të saj.

Ai ka thënë se lidershipi aktual i PDK-së ka hyrë në një problem me të cilin s’po arrin ta menaxhojë mirë.

“Liderët aktual të PDK-së mendoj se kanë hyrë në një problem të cilin ndoshta ose s’kanë ditur ose s’po dinë ta menaxhojnë i cili mund ta shpie partinë në një ndarje në një prej bastioneve kryesore të saj. Noshta ka mundur të menaxhohej më mirë, por nuk është e lehtë të mos e lejosh të kandiojë një kandidat që ka një becgruand bukur të madh. Ndoshta është parapa se mund të menaxhohet më lehtë”, ka thënë ai në Tëvë1.