
Krasniqi pas vrasjes së trefishtë në Gjilan: Institucionet të veprojnë shpejt
Aktuale
August 10, 2025 - 16:30
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar për ngjarjen tragjike në Gjilan, ku për pasojë mbetën të vdekur tre persona.
Sipas Krasniqit, kjo ngjarje është një tjetër alarm për pasigurinë, kriminalitetin dhe fenomenet negative që po rriten vitet e fundit në Kosovë.
“Institucionet duhet të veprojnë shpejt për t’i sjell akterët para drejtësisë, por edhe për të rikthyer sigurinë dhe besimin e qytetarëve.
Ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave!”, shkroi ai në Facebook. /Zëri