Hyseni reagon pas vrasjes së trefishtë në Gjilan: Plagë e rëndë për komunitetin tonë

Hyseni reagon pas vrasjes së trefishtë në Gjilan: Plagë e rëndë për komunitetin tonë

Aktuale August 10, 2025 - 18:31

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni ka reaguar për ngjarjen e rëndë që ndodhi pasditën e së dielës në Gjilan.

Ai ka shprehur fillimisht ngushëllime për familjet e viktimave, teksa i ka uruar shërim të shpejtë të plagosurit, raporton Zeri.info.

“Ky akt i dhunshëm dhe i papranueshëm është një plagë e rëndë për komunitetin tonë. Ju siguroj se do të bashkëpunojmë ngushtë me organet e rendit dhe drejtësisë, që autori i këtij krimi të sillet para drejtësisë sa më shpejt.

Gjilani është qytet i paqes dhe bashkëjetesës, dhe ne nuk do të lejojmë që dhuna të marrë vend në jetën tonë të përditshme. Sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë të qëndrojmë të bashkuar si komunitet”, shprehet ndër tjera kreu i Gjilanit. /Zëri