Zjarri përfshin një tjetër fshat në Gramsh, nis evakuimi i banorëve

Zjarri përfshin një tjetër fshat në Gramsh, nis evakuimi i banorëve

Aktuale August 12, 2025 - 23:43

Vijon të jetë shumë serioze situata me zjarrin në Gramsh, ku tashmë flakët janë përhapur në një tjetër fshat.

TCH-ja raporton se edhe fshati i Kodovjat është përfshirë nga zjarri, i gjashti fshat nën pushtetin e flakëve.

Ndërkohë, teksa forcat zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve, ka nisur evakuimi i banorëveKonkretisht në qarkun e Elbasanit:

Kullollas – Gramsh – Situatë e rënduar, është raportuar një humbje jete. Banorët janë evakuuar. Për shkak të flakëve janë bllokuar edhe disa rrugë që lidhin fshatrat. Në bashkinë Gramsh janë marrë masa për strehimin e banorëve të evakuuar.

Mukaj dhe Sojnik – Gramsh – Situatë problematike. Mbi 150 forca po punojnë për izolimin e zjarrit në sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Është kërkuar ndërhyrja me 50 forca operacionale FA.

Në terren janë edhe forcat zjarrfikëse të Elbasanit dhe Gramshit afër fshatit Snosëm e Sojnik, të shoqëruara edhe nga punonjës bashkiak e banorë të zonës.