Mbi 633 zjarre gjatë javës së fundit në Kosovë, nëntë ende aktive
Foto: Laura Hasani

Mbi 633 zjarre gjatë javës së fundit në Kosovë, nëntë ende aktive

Aktuale August 13, 2025 - 11:13

Kosova si shumë vende të rajonit është duke u përballur me zjarre si pasojë e temperaturave të larta.

Agjencia për Menaxhim të Emergjencave ka thënë se gjatë javës së fundit janë raportuar mbi 633 zjarre, ndërsa aktive janë nëntë prej tyre, raporton Zeri.info.

“Vetëm gjatë javës së fundit janë raportuar mbi 633 zjarre, situatë më e renduar ka qenë në fshatrat: Kçiq i vogël, Zasell, Meshinë, Tuxhevcë, Merdare, Orllan, ku është rrezikuar seriozisht jeta e njerëzve dhe infrastruktura private dhe shtetërore, por falë ndërhyrjes së njësive të zjarrfikësve, por edhe në asistencë nga Policia e Kosovës dhe qytetarët, zjarret kanë arritur të lokalizohen”.

“Kemi pasur edhe intervenim të KFOR-it për të reduktuar masën e zjarrit”.

“Momentalisht i kemi nëntë vatra aktive dhe po punohet që edhe këto të shuhen plotësisht”, tha Genc Metaj, drejtor i AME-së në një konferencë për media. /Zëri