
Zjarret në Shqipëri, Tahiri kritikon qeverinë në detyrë për mosdhënie të ndihmës
Aktuale
August 13, 2025 - 17:29
Shqipëria tash e sa kohë po përballet me zjarre massive dhe për këtë ka reaguar edhe Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Tahiri ka kritikuar qeverinë në detyrë për mosreagim ndaj kësaj situate, raporton Zeri.info.
“Flamuri s’fik zjarrin!
Shqipëria po digjet qe disa ditë, e qeveria jonë veç hesht, një fjalë e as një veprim të vetëm mbështetës. Knej, kur ju duhen votat, e vendosin flamurin kombëtar në çdo cep. E kur shteti amë ka nevojë për ndihmë e kur duhet ndihmuar vllezërot e motrat tona me zjarrfikës e FSK, asnjë lëvizje.
Patriotizmi matet me vepra, jo me fjalime e përralla”, thuhet në reagimin e tij. /Zëri