“13 ditë pa pagë”, flet punëtorja e “Trepçës”
Foto: Laura Hasani /Arkiv

“13 ditë pa pagë”, flet punëtorja e “Trepçës”

Aktuale August 13, 2025 - 19:24

Punëtorja e flotës së Kishnicës në ndërmarrjen “Trepça”, Valdete Shabani, ka thënë se janë bërë 13 ditë që nuk i kanë marrë pagat e muajit korrik. 

Ajo ka hedhur akuza të shumta në drejtim të menaxhmentit, duke thënë se vetëm njësia e Kishnicës dhe disa të tjera vazhdojnë të diskriminohen.“Sot është data e 13 që unë edhe punëtorët e tjerë të flotës së Kishnicës nuk i kemi marrë pagat e muajt korrik. Njësia e Kishnicës dhe disa njësi të tjera vazhdojnë të diskriminohen nga menaxhmenti ku ata bëjnë pagesë vetëm njësisë së Stancerkut ndërsa njësit e tjera çdo herë përpallen me probleme të mos marrjes së pagave. Ne kemi bërë ankesa në shumë institucione, por nuk kemi gjetur përkrahje, të vetmit që na përkrahin janë mediat”, ka thënë Shabani. /Gazeta10