Rreth pesë orë pritje në Merdar
Foto: Zëri / Ilustrim

Rreth pesë orë pritje në Merdar

Aktuale August 17, 2025 - 08:01

Kthemi i bashkatdhetarëve në vendet evropiane ku ata jetojnë e veprojnë, ka bërë që të krijohen kolona në dalje të Kosovës, shkruan Zeri.info.

Sipas të dhënave të fundit që ka përditësuar Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar (QKMK), pritja më e madhe është në pikën kufitare të Merdarit.

Atje, qytetarët po presin rreth pesë orë apo 280 minuta për të dalë nga Kosova.

Sipas këtyre të dhënave, nëpër të gjitha pikat e tjera kufitare si në hyrje ashtu edhe në dalje të Kosovës, pritja nuk është më e madhe se 10 deri në 15 minuta.

KËTU mund t’i shikoni në kohë reale përditësimet që bën QKMK-ja rreth pritjeve dhe kolonave nëpër pika kufitare. /Zëri