Kthimi i pagave për seancat e pavlefshme, Kadrijaj: Të sanksionohen ata që shkelën Kushtetutën
Foto: Laura Hasani

Kthimi i pagave për seancat e pavlefshme, Kadrijaj: Të sanksionohen ata që shkelën Kushtetutën

Aktuale August 20, 2025 - 12:01

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, nuk është shprehur e gatshme t’i kthejë pagat e marra për seancat e shpallura të pavlefshme nga Gjykata Kushtetuese.

Kadrijaj tha se duhet të sanksionohen ata që e kanë shkelur Kushtetutën.

“Ish dashur ta pyesni zotin Dehari, sepse vazhdimisht kemi thënë se është antikushtetuese kjo që po bën kjo qeveri dhe pikërisht për këtë i jemi drejtuar Gjykatës Kushtetuese dhe ne nuk kemi votuar, sepse nuk kemi dashur të jemi pjesë e një shkeljejw ligjore dhe kushtetuese”, tha Kadrijaj.

“Pyetni zotin Dehari, Albin Kurtin, Donika Gërvallën se pse e kanë shkelur Kushtetutën. Cili është faji im dhe i deputetëve që i kemi respektuar ftesat për t’u bërë pjesë e seancave, por jo edhe e shkeljes së Kushtetutës? Le të sanksionohen ata që e kanë shkelur Kushtetutën qëllimshëm me vetëdije të plotë duke e keqinterpretuar vendimin e parë të Gjykatës Kushtetuese. Ne nuk kemi pranuar të bëhemi shkelës të Kushtetutës”, deklaroi deputetja Kadrijaj.