Shqipe Selimi tregon pse s’e votoi sot Donika Gërvallën
Foto: Laura Hasani

Shqipe Selimi tregon pse s’e votoi sot Donika Gërvallën

Aktuale August 20, 2025 - 15:50

Deputetja e LVV-së, Shqipe Selimi, e cila është bashkëshortja e ish-deputetit, Rexhep Selimi, ka sqaruar sot veprimin në Kuvendin e Kosovës.

Selimi ishte e vetmja deputete e LVV-së, e cila nuk e ka votuar Donika Gërvallën për kryetare të Kuvendit të Kosovës, ndërsa ajo sqaroi se e bëri këtë pas deklaratave të Gërvallës në vitin 2020 ndaj Rexhep Selimit, transmeton Zeri.info.

“Në përgjigje të interesimit të madh të mediave dhe opinionit publik lidhur me arsyen se pse nuk mora pjesë në votim gjatë seancës së sotme, dëshiroj të sqaroj se mospjesëmarrja ime nuk lidhet me motive partiake”.

“Ajo ka të bëjë me një postim të datës 7 shkurt dhe 25 mars 2020, të cilin po e bashkëngjis në këtë shkrim”, ka shkruar Selimi.

Ajo shtoi se këtë shpjegim po e bëj për hir të transparencës dhe respektit ndaj opinionit, mediave dhe në veçanti, përkrahësve e votuesve të Lëvizjes Vetëvendosje. /Zëri