Deliu-Kodra: LVV-ja po përdor kandidatura të dështuara për të vazhduar bllokadën politike
Foto: Laura Hasani

Deliu-Kodra: LVV-ja po përdor kandidatura të dështuara për të vazhduar bllokadën politike

Aktuale August 20, 2025 - 19:39

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka folur pas dështimit të Albulena Haxhiut dhe Donika Gërvallës për t’u zgjedhur kryeparlamentare në seancën konstituive të Kuvendit, duke akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se po mban të bllokuar procesin e konstituimit ë Kuvendit.

Deliu-Kodra ka thënë se PDK ka respektuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe se përpjekjet e Vetëvendosjes për të instrumentalizuar kryesuesin e seancës, Avni Deharin, bien ndesh me përpjekjet për zhbllokimin e Kuvendit.

“PDK-ja siç e ka respektuar aktgjykim tash e sa kohë, duke saktësuar që përpjekjet e instrumentalizimit të zotit Dehari nga VV-ja bien ndesh me zhbllokimin e Kuvendit. Përpjekjet që figurat që nuk marrin mbështetje dhe nuk kanë konsensus brenda Kuvendit të Kosovës të vendosen sa për të thënë.

Siç ndodhi me zonjën Haxhiu dhe zonjën Gërvalla. Nuk janë përpjekur për t’i hapur rrugë konstituimit të Kuvendit. Janë përpjekjet për ta vazhduar bllokadën politike. Të cilës i prin VV-ja dhe është përgjegjëse për bllokimin dhe për sjelljet e saj për këto 4 muaj”, ka thënë Deliu-Kodra./dukagjini