Zgjedhjet lokale në veri i gjejnë partitë shqiptare të ndara
Foto: Laura Hasani /Arkiv

Zgjedhjet lokale në veri i gjejnë partitë shqiptare të ndara

Aktuale August 20, 2025 - 21:43

Zgjedhjet lokale në veri as kësaj radhe nuk i bënë bashkë partitë shqiptare.

Në katër komunat veriore të vendit, Mitrovicë të veriut, Zveçan, Zubin Potok e Leposaviq, partitë shqiptarë do të kenë kandidatët e njëjtë të zgjedhjeve te jashtëzakonshme të 23 prillit 2023, të cilat i bojkotoi, Lista Serbe.

Kryetari aktual i Mitrovicës së veriut, Erden Atiq nuk ka pranuar të flet për Tëvë1, për ri-kandidimin e tij.

Ndryshe nga ai, Nexhat Ugljanin nga Mitrovica e Veriut që i përket komunitetit boshnjak, tha se përkundër marrëveshjes që kishte me Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet e kaluara, kësaj radhe garës ia mësyn me iniciativë qytetare.

Ugljanin shton se i ka bërë ofertë LVV-së dhe partive tjera, por nuk ka marrë përgjigje pozitive.

Pozitën e kryetarit të komunës së Zveçanit po e kërkon sërish, Ilir Peci nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Peci deklaron se edhe në veri ka qenë dashur të veprohet për bashkim të partive, ngjashëm si në Graçanicës.

Në komunën e Leposaviqit kandidat për kryetar është Lulzim Hetemi nga LVV ndërkaq në Zubin Potok, Izmir Zeqiri nga PDK.

Në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, Lista Serbe ka paralajmëruar pjesëmarrjen e saj, në anën tjetër pjesë e këtyre zgjedhje do jenë edhe disa parti tjera nga komuniteti serb.