
Shtyhet afati i aplikimit për Provim të Maturës
Ministria e Arsimit ka zgjatur afatin për paraqitjen e Testit të Maturës.
Sipas Ministrisë, deri sot 5110 kandidatë kanë aplikuar për Provim të Maturës përmes e-Kosova.
Po ashtu Ministria ka bërë të ditur se afati për aplikim për Testin e Maturës është shtyrë deri më 25 gusht, transmeton Zeri.info.
Njoftimi i plotë:
Njoftim për maturantët
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit njofton të gjithë maturantët se, përmes platformës e-Kosova, deri më tani provimin e Maturës Shtetërore e kanë paraqitur 5.110 kandidatë.
Me qëllim që të sigurohet qasje e barabartë dhe të mundësohet paraqitja e provimit për të gjithë maturantët që i plotësojnë kriteret, afati për paraqitjen e Provimit të Maturës zgjatet deri më 25 gusht 2025, në orën 10:00.
MASHTI fton të gjithë maturantët që ende nuk e kanë paraqitur provimin, ta shfrytëzojnë këtë afat shtesë për aplikimin e tyre përmes platformës e-Kosova.