
Mbi dy orë pritje në kufi për të dalë nga Kosova
Aktuale
August 23, 2025 - 08:30
Mëngjesin e sotëm është paraqitur një fluks i lartë i automjeteve në disa pika kufitare të Kosovës.
Për të dal nga Kosova pritjet po shkojnë deri dy orë e gjysmë, transmeton Zeri.info.
Sipas Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, fluksi më i madh është në pikën kufitare në Merdarë, ku pritjet për të dalë nga Kosova, shkojnë deri dy orë e gjysmë.
Po ashtu pritje prej një orë e 20 minuta ka edhe të Dheu Bardhë dhe Jarinjë deri 50 minuta.
Në pikat tjera kufitare kalimet po bëhen normalisht pa pritje. /Zëri
