Urat e reja mbi Ibër mund të hapen edhe para 1 shtatorit
Foto: Laura Hasani

Urat e reja mbi Ibër mund të hapen edhe para 1 shtatorit

Aktuale August 25, 2025 - 16:00

Ka përfunduar asfaltimi i njërës prej urave që po ndërtohen mbi lumin Ibër për të lidhur Mitrovicën e Veriut me atë të Jugut.

Gazetarja e Klan Kosovës ka qëndruar aty gjatë ditës dhe tha se në numër të shtuar janë parë edhe zyrtarë policorë të Njësisë Speciale Operative.

Sipas saj, ata kanë qenë aty për të monitoruar situatën dhe për të ruajtur punëtorët që janë duke punuar. Deri tani nuk është raportuar asnjë incident gjatë punimeve.

Hoda shtoi se drejtori i kompanisë ka deklaruar se ka gjasa që urat të hapen për qarkullim edhe para datës 1 shtator, siç ishte paralajmëruar.