Haradinaj thotë se mund ta votojnë Dimal Bashën nëse rikandidohet
Foto: Laura Hasani

Haradinaj thotë se mund ta votojnë Dimal Bashën nëse rikandidohet

Aktuale August 26, 2025 - 10:26

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përsëritur sot se partia e tij i ka disa emra që do t’i votonte për kryetar të Kuvendit nga LVV-ja.

Haradinaj tha se janë afër 20 emra që do t’i votonin për kryetar të Kuvendit, por nëse LVV-ja vendos ta rikandidojë Dimal Bashën, sërish tha se do të mundë ta votojnë edhe atë, transmeton Zeri.info.

“Ne kemi preferencë, kishim preferuar Glaukun ose i kemi përmendur emra të tjerë, të shohim tash, Dimali nuk ishte preferenca jonë, por ta shohim”.

“Ndoshta 20 është numër i përafërt, por ka shumë tjerë që nuk dua t’i përmend që të mos të krijojmë irritim atje”.

“Kemi mundësi që përpara ta vlerësojmë çdo kandidaturë. Nëse LVV-ja e ka më të mirin Dimal Bashën dhe s’ka tjerë, ky është niveli i tyre, mundet edhe ky”, tha Haradinaj para mediave. /Zëri