Kurti njofton për hapjen e re të urës mbi Ibër

Kurti njofton për hapjen e re të urës mbi Ibër

Aktuale August 26, 2025 - 10:40

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka njoftuar se nga sot është hapur ura e re mbi lumin Ibër, e cila është e 36-ta me radhë.

Kurti tha se kjo urë është ndërtuar për më pak se dy muaj, ndërsa ka uruar qytetarët e jugut dhe veriut të Mitrovicës dhe ka përgëzuar kompanitë e angazhuara për ndërtimin e saj.

“Më pak se dy muaj u deshën për të ngritur urën e 36-të në Kosovë mbi lumin Ibër. Ura për kalimin e automjeteve nga sot prej orës 9:00 është hapur për qarkullim.

Urime banorëve e qytetarëve të Mitrovicës së Jugut dhe Mitrovicës së Veriut! Përgëzime kompanisë dhe punëtorëve për angazhimin shembullor”, shkroi Kurti, duke njoftuar gjithashtu se punimet në urën tjetër po vazhdojnë. /Zëri