Mblidhet KQZ-ja, pritet decertifikimi i disa kandidatëve
Foto: Laura Hasani

Mblidhet KQZ-ja, pritet decertifikimi i disa kandidatëve

Aktuale August 27, 2025 - 08:29

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vazhdojë me mbajtjen e mbledhjeve, në fokus të të cilave është vendimmarrja për përgatitjen e zgjedhjeve lokale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025.

Në pikën e parë të rendit të ditës, KQZ-ja pritet të vendos për decertifikimin e kandidatëve që i takojnë partive të ndryshme politike, si Vetëvendosje, LDK, Guxo, Alternativa, Bashkimi Demokratik, Kosovski Zavez dhe Koalicioni Vakat.

Por, përveç përgatitjes së zgjedhjeve lokale, KQZ-ja pritet të vendosë për pjesëmarrjen e këtij institucioni në dy ngjarje jashtë Kosovës.

Në mesin e tyre është pjesëmarrja e KQZ-së në vëzhgimin e zgjedhjeve lokale në Estoni nga data 17 – 20 tetor 2025, pra vetëm 5 ditë pas zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Rendi i ditës i plotë për mbledhjen e 52-të të KQZ-së:

Hyrje: Kreshnik Radoniqi, kryesues i mbledhjes së KQZ-së;

Aktivitetet e Zyrës

2.1. Rekomandimi 97: Rekomandim për de certifikim dhe certifikim të kandidatëve: Partia Politike Lëvizja Vetëvendosje!, për Zgjedhjet Lokale 2025;

2.2. Rekomandimi 98: Rekomandim për de certifikim dhe certifikim të kandidatëve: Partia politike Lidhja Demokratike e Kosovës – LDK, për zgjedhjet lokale 2025;

2.3. Rekomandimi 99: Rekomandim për de certifikim të kandidatëve: Partia politike Guxo, për zgjedhjet lokale 2025;

2.4. Rekomandimi 100: Rekomandim për de certifikim të kandidatëve: Partia Politike Alternativa, për Zgjedhjet Lokale 2025;

2.5. Rekomandimi 101: Rekomandim për de certifikim të kandidatit: Partia Politike Bashkimi Demokratik, për Zgjedhjet Lokale 2025;

2.6. Rekomandimi 102: Rekomandim për de certifikim të kandidatit: Partia Politike KOSOVSKI SAVEZ, për Zgjedhjet Lokale 2025;

2.7. Rekomandimi 103: Rekomandim për de certifikim të kandidatit: Koalicioni Koalicija Vakat, për zgjedhjet lokale 2025;

Këshillat e KQZ-së

3.1. Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë

3.1.1. Shqyrtimi dhe miratimi i pjesëmarrjes së KQZ në punëtorinë rajonale të ODIHR: Ruajtja e Integritetit Zgjedhor në Ballkanin Perëndimor – Forcimi i Mbikëqyrjes dhe Rritja e Besueshmërisë (Varshavë, 16–17 shtator 2025)”.

3.1.2. Shqyrtimi dhe miratimi i pjesëmarrjes së KQZ në Programin e Vizitorëve për Zgjedhjet e Këshillave të Qeverisjes Lokale 2025 në Tallinn, Estoni, 17–20 tetor 2025.