Hysen Durmishi caktohet ushtrues i detyrës së Ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës
Foto: Laura Hasani

Hysen Durmishi caktohet ushtrues i detyrës së Ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës

Aktuale August 27, 2025 - 17:47

Të mërkurën ka dhënë dorëheqje Liburn Aliu nga posti i ministrit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se si ushtrues detyre në këtë ministri është caktuar Hysen Durmishin, raporton Zeri.info.

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka caktuar sot zëvendësministrin e deritanishëm të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ushtrues të detyrës së Ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, pas dorëheqjes dhe lirimit nga detyra të ministrit të këtij dikasteri, Liburn Aliu”, thuhet në komunikatë. /Zëri