
Ky është parashikimi i motit për sot
Aktuale
September 01, 2025 - 07:52
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, shkruan Zeri.info.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 e 15 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimalet do të arrijnë në 25 e 30 gradë Celsius.
IHMK-ja po ashtu ka bërë të ditur se era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi dhe do të jetë e lehtë deri në mesatare. /Zëri