Rritet niveli i manganit në Badoc, Mjeku: Mund ta përdorni vetëm për pastrim e higjienë personale
Foto: Laura Hasani

Rritet niveli i manganit në Badoc, Mjeku: Mund ta përdorni vetëm për pastrim e higjienë personale

Aktuale September 02, 2025 - 11:36

Zëdhënësja e kompanisë rajonale të ujësjellësit “Prishtina”, Arjeta Mjeku, ka bërë të ditur se është rritur niveli i manganit në liqenin akumulues të Badocit.

Sipas saj, analizat e fundit laboratorike tregojnë tendencë në rritje të përqendrimit të manganit si në ujin e liqenit, ashtu edhe në rrjetin shpërndarës.

Mjeku apeloi te qytetarët që furnizohen nga Fabrika e Ujit në Liqenin e Badocit që të mos e përdorin ujin për pije deri në njoftimin e radhës.

“Uji mund të përdoret vetëm për pastrim, mirëmbajtjen e higjienës personale dhe të ambienteve të banimit”, shton tutje ajo.

Sipas Mjekut, rritja e niveleve të manganit në liqenin e Badocit këtë vit ndodhi një muaj më herët se vitet e kaluara.

Ajo shtoi se po hulumtojnë se pse ka rritje të niveleve të manganit, kaq herët. /KlanKosova