
Krasniqi me votën për Bashën rrënoi idealet e PDK-së, shprehet Kastrati
Aktuale
September 03, 2025 - 17:16
Ish-deputeti Ardian Kastrati që muaj më parë ka dhënë dorëheqje nga Partia Demorkatike e Kosovës ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit në vend.
Ai foli edhe për zgjedhjen e Dimal Bashës si kryeparlamentar, teksa u shpreh se me votat e PDK-së u rrënua tërësisht kjo parti, shkruan Zeri.info.
Sipas votat për Bashën janë refuzim i dealit të cilin e krijoi ish-presidenti Hashim Thaçi për PDK-në
“Rrënimi i PDK-së filloi kur gjykata speciale e rrëmbeu Presidentin Thaçi, ndërsa me votat e Memli Krasniqit për Dimal Bashën, ky rrënim po kompletohet.
Kjo sepse vota për Dimal Bashën ështe refuzim i idealit të cilin e krijoi dhe ndërtoi Hashim Thaçi për PDK-në”, u shpreh Kastrati. /Zëri