Osmani ngushëllon Portugalinë për tragjedinë në Lisbonë

Osmani ngushëllon Portugalinë për tragjedinë në Lisbonë

Aktuale September 04, 2025 - 10:42

Presidentja vendit, Vjosa Osmani, në emër të popullit të Republikës së Kosovës, ua shpreh ngushëllimet më të thella familjeve të viktimave dhe u dëshiron shërim të shpejtë të plagosurve në Portugali.

"Zemrat dhe solidariteti ynë janë me Presidentin @imprensagov Marcelo Rebelo de Sousa, Kryeministrin LMontenegro dhe popullin e Portugalisë, pas aksidentit tragjik me funikularin Gloria në Lisbonë. Jemi pranë miqve tanë portugezë", shkroi Osmani në “X”.