PDK-ja për Kushtetutën e Kaçanikut: Manifestim i vendosmërisë së popullit tonë për Kosovën Republikë
Foto: Laura Hasani

PDK-ja për Kushtetutën e Kaçanikut: Manifestim i vendosmërisë së popullit tonë për Kosovën Republikë

Aktuale September 07, 2025 - 12:25

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka thënë se Miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, më 7 shtator 1990 në Kaçanik, përtej një akti juridik, siç thuhet në postim, ishte manifestim i guximit dhe vendosmërisë së popullit tonë për Kosovën Republikë.

PDK-ja, përmes një postimi në Facebook tha se kjo Kushtetutë shpërfaqte unifikimin qytetar kundër represionit e diskriminimit në rrethanat e atëhershme.

“Miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, më 7 shtator 1990 në Kaçanik, përtej një akti juridik, ishte manifestim i guximit dhe vendosmërisë së popullit tonë për Kosovën Republikë”.

“Kushtetuta e Kaçanikut, jo vetëm që përcaktonte bazat e shtetësisë së Kosovës, por edhe shpërfaqte unifikimin qytetar kundër represionit e diskriminimit në rrethanat e atëhershme. Mirënjohje dhe nderime për hartuesit dhe delegatët që e miratuan këtë dokument historik”, thuhet tutje në postimin e PDK-së.