
Sot vapë, temperaturat deri në 32 gradë
Aktuale
September 09, 2025 - 07:56
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme, shkruan Zeri.info.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 e 14 gradë Celsius, kurse ato maksimalet do të arrijnë në 27 e 32 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1 deri në 4 metra për sekondë. /Zëri
Më poshtë jua sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit:
