Vërshimet në Gjakovë, zjarrfikësit evakuojnë tre banorë [video]

Vërshimet në Gjakovë, zjarrfikësit evakuojnë tre banorë [video]

Aktuale January 06, 2026 - 20:21

Situata me të reshurat atmosferike ka shkaktuar telashe të mëdha në shumë qytete e fshatra të vendit.

Ndër më të prekurat janë komuna e Rahovecit, e Klinës, Malishevës, Junikut, por edhe e Gjakovës.

Te kjo e fundit, zjarrfikësit kanë dalë në terren me varka për t’u dalë në ndihmë qytetarëve të ngujuar nëpër shtëpitë e tyre nga vërshimet.

Në pamjet që ka siguruar Klankosova.tv, shihet se një njësit i zjarrfikësve ka evakuuar tre banorë nga një shtëpi, nga e cila ata s’po mund të dilnin.