Tahiri thotë se takimet e Kurtit me opozitarët nuk ishin transparente
Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se takimet e Albin Kurtit me liderët opozitarë nuk kanë pasur transparencë.
Tahiri ka thënë Kurtit dhe LVV-së nuk i ka “dalë boll” që ta marrë qeverinë me pushtet real.
“Zotit Kurti dhe LVV-së nuk i doli boll që të marrë një qeveri, të nominojë 19 ministra. Nuk i doli boll pushteti real faktik me buxhet me votimin e krejt marrëveshjeve ndërkombëtare, Mirëpo donte ta zaptonte edhe një institucion tjetër. Ne e shohim këtë pjesë shumë problematike. Kurti ka bërë një blof duke besuar se opozita nuk do të shkojë në zgjedhjeve, për shkak të rezultateve. Presidenti konsensual ish dashtë me buru prej një tryeze të partive parlamentare në kuvend. U mundu me manipulu edhe procesin përmes një diskutimi totalisht jo transparent. Qysh folët njo me njo, njo me njo e merr njërin shkon në kafe. Kur ti ki përformancë publike, ti duhet me pas një koleg afër, shkojshin në takim “a ki kandidat? S’kom, ti a ki ti kandidat?, s’kom”. Shkum në Kuvend, shkallëve përpjet “kush o kandidat’’ nuk e dijshim kush është kandidat”, ka thënë ai. /Express