Grupi nga Prizreni dhe Shtimja janë nisur sot nga Kosova për në haxh

Grupi nga Prizreni dhe Shtimja janë nisur sot nga Kosova për në haxh

Aktuale May 16, 2026 - 17:03

231 besimtarë nga Prizreni dhe Shtimja janë nisur sot drejt Mekës dhe Medinës për ta kryer kushtin e pestë të Islamit – Haxhin.

Në ceremoninë e përcjelljes morën pjesë zyrtarë nga Drejtoria e Haxhit dhe Umres e Bashkësisë Islame të Kosovës, si dhe familjarë të shumtë të haxhinjve, të cilët u uruan udhëtim të lehtë dhe haxh të pranuar.

Ky është grupi i tretë i besimtarëve që këtë vit udhëton drejt vendeve të shenjta islame. Ndërkohë, sipas organizatorëve, gjatë dy ditëve të ardhshme pritet të udhëtojnë edhe katër grupe të tjera të haxhinjve nga Kosova.

Procesi i organizimit të udhëtimit dhe qëndrimit të besimtarëve po realizohet nga Bashkësia Islame e Kosovës përmes Drejtorisë së Haxhit dhe Umres.