Pas pak orësh protesta e studentëve shqiptarë, bie sistemi i regjistrimit të hyrje-daljeve në Maqedoninë e Veriut
Aktuale
May 18, 2026 - 14:18
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se janë ndalur hyrje-daljet në kufirin me Maqedoninë e Veriut.
Kjo ka ardhur pasi sistemi i regjistrimit atje ka rënë dhe kjo po ashtu ka shkaktuar kolona të gjata, raporton Zeri.info.
“Për momentin janë duke u krijuar kolona të gjata për shkak të ndërprerjes së qarkullimit. Ju rekomandojmë që të shfrytëzoni PKK Stançiq-Bellanovc ose PKK Glloboqicë”, thuhet në njoftim.
Por kjo ndodhi pikërisht në ditën kur studentët shqiptarë nga të gjitha trevat do të mblidhen sot në Shkup për të protestuar kundër mosrealizimit të Provimit të Jurisprudencës në gjuhën shqipe.
Protesta është paraparë të fillojë nga ora 16:30 nën moton “Bashkohuni me studentët – të gjithë një”. /Zëri